Besëlidhja po kalon një moment shumë të vështirë teksa e sheh veten në vendin e fundit në renditjen e Kategorisë së Parë, plot 10 pikë larg vendit të tetë që siguron mbijetesën. Humbjet e fundit kanë bërë që lezhianët të shkarkojnë edhe trajnerin e dytë për kjëtë sezon, Artan Banon që i zuri vendin Brukës në fillim të kampionatit.
Ndeshja e rradhës është një mision i pamundur pasi do të përballen me kryesuesit e kampionatit, Skënderbeun, në shtëpi. Mirëpo, skuadra do të japë maksimumin dhe kërkon ndihmën e tifozëve për mbështetje maksimale të shtunën pr të kaluar këtë moment të vështirë.
“Te Premten Rikthehemi Ne Brian Filipi Per Ndeshjen E Javes 20 E Kategoris Pare Skuadra Jone Do Te Perballet Me Skenderbeun Dhe Prezenca Juaj Ne Stadium “ Do Te Ishte Nje Shtyse E Madhe Dhe Force Per Ekipin. Momenti I Veshtire Qe Skuadra Po Kalon Mund Te Lihet Pas Vetem Me Mbeshtetjen tuaj. Te Shtunen Ora 13 :00 Ju Presim Ne Brian Filipi.”