Diellza Kolgeci në një intervistë të shkurtër rrëfen jetën e saj, pasionet dhe mbi të gjitha ekipin për të cilin bën tifo. Ka treguar detaje interesante nga jeta e saj, gjera që deri më sot nuk ishin ditur për të.
Ajo është e apasionuar pas sportit, bën tifo për ekipin e basketbollit të Prishtinës dhe si e tillë admiron dhe lojtarët e këtij ekipi. Ajo ka treguar gjithashtu se është një e apasionuar pas sporteve të ndryshme, duke thënë se i praktikon vetë, ndaj dhe pëlqen sportet në përgjithësi.
Intervista e ish-mis Kosovës
“Jam marrë me sport që në moshën 3-vjeçare pasi që edhe prindërit e mi janë marrë me sport. Sporti ka qenë çdo herë pjesë e jetës time dhe ende e praktikoj. Më pëlqejnë të gjitha sportet, por më së shumti noti me të cilin edhe merrem madje edhe gjatë dimrit. Merrem edhe me skijim si dhe me tenis ku kam qenë edhe garuese, gjithashtu luaj edhe ping-pong. Deri në adoleshencë kam luajtur edhe futboll. Megjithatë, skijimi, noti dhe tenisi mbeten sportet më të preferuara”. “Ndjek tenisin, basketbollin dhe kur jam në SHBA, shkoj edhe në palestra të NBA-së", ka thënë Diellza Kolgeci për ‘Olle’.
[gallery columns="1" size="full" ids="62480,62479,62478,62477,62476,62475"]
