Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Tragjedi/ Ndërron jetë sportisti i MMA, konsumoi me bashkëshorten shalqi të helmuar

Shkruar nga NEWSPORT
Tragjedi/ Ndërron jetë sportisti i MMA, konsumoi me bashkëshorten

MMA në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare ylli rus, Alexander Oisarev. Një tragjedi e vërtetë, pasi rusi bashkë me bashkëshortën e u gjetën të pandërgjegjshëm në apartamentin e tyre nga babai i sportistit.

Por, nëse bashkëshortja e Pisarev u shtrua në spital dhe është ende në një gjendje kritike, nga ana tjetër, 33-vjeçari nuk ia doli t’i mbijetonte ushqimit të helmuar dhe shkaku kryesor duket të ketë qenë një shalqi i kontaminuar në lëkurën e tij.

“U futa në apartament dhe Alexander së bashku me gruan e tij ishin duke fjetur. Por, kur u afrova, kuptova që djali im nuk merrte frymë. Kishte fraktura në gishta nga ndeshja e fundit, por asgjë serioze. Ne konsumojmë të gjithë të njëjtin ushqim pasi jetojmë së bashku”, tha Igor, babai i luftëtarit të MMA.

Në fakt, pjesëtarët e tjerë të familjes janë në një gjende optimale shëndetësore ndërsa autopsia do të zbardhë çdo hije dyshimi mbi vdekjen e 33-vjeçarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga