Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korabi ka blerë thuajse gjithçka, por një mision mbetet i pamundur...

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi ka blerë thuajse gjithçka, por një mision mbetet i

Korabi do të jetë risia e këtij kampionati shqiptar në këtë sezon. Skuadra dibrane tashmë ka marrë formën e një ekipi dinjitoz për Superioren. Gjithçka është kompletuar duke filluar me administratorin, stafin teknik dhe organika e ekipit. Drejtuesit e saj kanë siguruar edhe stadiumin në të cilin do të luajnë ndeshjet këtë sezon, pikërisht "Selman Stërmasin". Gjithashtu skuadra tashmë ka edhe sponsorin e saj. Por problemi kryesor në këtë sezon do të jenë tifozët. Siç dihet Korabi është dënuar nga Komisioni i Apelit me 15 ndeshje pa tifozë në ndeshjet pritëse, që i bie afërsisht gjysma sezonit. Megjithatë tifozët e Korabit të kontaktuar nga newsport.al kanë bërë me dije që ata do të gjenden pranë skuadrës në ndeshjet jashtë fushe, pasi një gjë e tillë u lejohet.

Edhe pse larg si pozicion gjeografik, tifozët dibranë kanë premtuar që do të jenë në mbështetje të skuadrës së tyre. Ata kanë deklaruar që drejtuesit e klubit të Korabit do të vendosin autobusë dhe furgona në dispozicion të tyre.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër, veçse të presim të ndjekim me interes se si do të jetë mbarëvajtja e Korabit në këtë sezon të ri futbollistik si debutues që është. Superiorja do të startojë në 5 shtator, megjithatë shorti për këtë sezon nuk është hedhur. Kështu që as kundërshtari që do të kenë përballë të besuarit e Mërgjyshit nuk dihet. Kjo pritet të  mësohet në fillim të gushtit, atëherë kur do të hidhet edhe shorti për të përcaktuar kalendarin e sezonit futbollistik 2016-2017.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga