Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mirsad JONUZ u largua nga Vllaznia, sekretari i klubit "prezanton" trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT

Shkodra është "shokuar" pasditen e sotme, teksa lajmi për dorëheqjen e trajnerit Mirsad Jonuz ka habitur gjithkënd. Të shumtë ishin lojtarët apo pjesëtarët e stafit kuqeblu që nuk kishin asnjë informacion për letrën e dorëheqjes, ndërsa tanimë drejtuesve do iu duhet një timonier i ri për 9 javët e mbetura të Superligës.

Sekretari i klubit të basketbollit Vllaznia, Blendi Dibra ka "prezantuar" trajnerin e ri me një diçiturë të gjetur. "Shkodra ka plot djem t'i dalin zot", shkruan Dibra në foton e postuar me Auron Milotin, ish-lojtarin që tanimë ushtron profesionin e trajnerit në Austri.  Ky i fundit nuk është një emër i panjohur në futbollin tonë, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë dhe Tiranës në vitet 1994-2000. 45 vjeçari aktualisht është pjesë e ekipit të futbollit SV Feldkirchen.

Postimi i Bledni Dibra
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga