
Milot Rashica është i destinuar për t'u laruar nga Werder Bremen. Lojtari i përfaqësueses kosovare ka një klauzolë në kontratën e tij, që kap shifrën e 38 milion eurove. Djaloshi po shkëlqen këtë sezon, ndërsa ekipi i tij gjendet në pozita të pafavorshme në Bundesligë.
Për këtë situatë, ka folur edhe Altin Lala, menaxheri i lojtarit. Ai e sheh mundësinë e një ekipi tjetër në fundin e sezonit, megjithëse situata e paqartë nga Covid-19 i vështirëson punët. Sipas "Kicker" në Gjermani, lojtari mund të largohet për më pak se 38 milion euro që ka në klauzolë, pasi Bremen sheh fundin në klasifikim. Për të vijojnë të interesohen ekipe nga Premier League angleze.
Poll