Europa League zbret në fushë me ndeshje tejet interesante. Milan udhëton në Francë, ku përballë do ketë Lillë. Kuqezinjë kërkojnë triumfin, ndaj një ekipi që i mundi në 90 minutëshin e parë.
Takim i lehtë në letër për Tottenham, me londinezët që do masin forcat me Ludogorets. Të besuarit e Mourinho udhëheqin grupin me 6 pikë, po aq sa kanë edhe Antwerp dhe LASK LINZ.
Napoli ''gjen'' Rijekën, ku vlen të theksohet mungesa e Hysajt dhe Rrahmanit, që vijojnë të jenë të izoluar për shkak të Coronavirusit. Transfertë delikate për Leister, me ''Dhelprat'' që do duhet të tregojnë ''dhëmbët'' ndaj portugezëve të Bragës.
Anglezët e Arsenal përballen me Molde, me ''Gooners'' që kryesojnë grupin B me pikë të plota.
NDESHJET:
