
Leo Messi do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Sulmuesi argjentinas ishte pranë largimit që në merkaton e verës, por klauzola në kontratën e tij e pengoi për të firmosur me një ekip tjetër. Mediat spanjolle bëjnë me dije se në garë për të marrë shërbimet e tij është edhe Atletiko Madrid.
Pas Luis Suarez, skuadra madrilene mund të firmosi edhe me Messin është pse për momentin kjo është një "ëndërr" merkato për Atletikon. I pyetur për këtë çështje, trajneri Diego Simeone u shpreh se kjo që thuhet në media është diçka e bukur, por ai dhe skuadra e tij janë përqëndruar maksimalisht te ndeshjet.
"Kjo që thuhet është diçka shumë e bukur, por duhet të mendojmë për ndeshjet dhe lojtarët që kemi. Kemi një skuadër shumë të entuziasmuar dhe që ka dëshirë të bëjë mirë. Kjo është ajo që vlen më shumë", u shpreh Simeone.