
Robert Lewandowski është në pritje të Lionel Messit. Sulmuesi polak foli për “TVE” për mundësinë e rikthimit të argjentinasit në Barcelonë. Në intervistën e dhënë ai tha se të luash me Messin është shumë e lehtë kjo gjë bën që çdo skuadër ëndërron ta ketë atë. Ndër të tjera 34-vjeçari foli edhe për largimin e Benzema nga Reali ku tha se se ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë.
"Duhet të presim, por shpresoj që ai të arrijë. Brenda disa ditësh, ndoshta, do të dimë diçka më konkrete. E di që të luash me të është e lehtë. Sepse Leo mund të të dërgojë në portë nga çdo pozicion dhe në çdo kohë në ndeshje. Ai është një lojtar që çdo skuadër do të donte ta kishte."
Lamtumira e mundshme e Benzemës me Realin? "Do të jetë e vështirë për Realin nëse kjo ndodh, sepse po flasim për një lojtar ikonë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, një nga sulmuesit më të mirë. Në moshën e tij, ai vazhdon të provoni se ai është lojtari i duhur për atë pozicion. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madrid në vitet e fundit", ka thënë Lewandowski.