
Juan Laporta ka folur për largimin e Leo Messit nga Barcelona. Presidenti i katalanasve ka treguar se argjentinasi nuk ka mundur të rinovojë për shkak të fair-play financiar.
Përmes një konference të jashtëzakonshme për mediet, kreu i klubit spanjoll është shprehur:
"Ne arritëm marrëveshje me Messin për të nënshkruar dje, por nuk na lejoi fair play financiar. Ndjenja e të dy palëve është zhgënjyese.
Messi dëshironte që të qëndronte. Nuk është aspak i lumtur, është i mërzitur ashtu sikur ne, ky është realitet".
Poll