
Spanja përballet me Kosovën të mërkurën, në orën 20.45. Përpaera medieve, përveç trajnerit Luis Enrique është shfaqur edhe mesfushori Sergio Canales. Lojtari i Betis shprehet se nesër do jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet përqëndrim maskimal, pavarësisht kë ke përballë.
"Në ditët e sotme është e vështirë të mposhtësh ndonjë rival. Jo vetëm ne, por edhe ekipet e tjera të shkëlqyera. Ne duhet të jemi të përgatitur për cilëndo skuadër me të cilën përballemi. Nëse ata mbyllen pas esh, është e vështirë për ne të krijojmë shanse. Unë e shoh grupin me të njëjtin entuziazëm si kundër Gjermanisë dhe kjo më jep besim përballë Kosovës" - tha ai.
Poll