Adam Lallana nuk do të rinovojë me Liverpoolin. Mesfushorit anglez ka një kontratë deri në fund të sezonit dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë tratativë nga të dyja palët. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop nuk e shikon si një lojtar të rëndësishëm dhe për këtë arsye nuk ka rinovuar kontratën.
Nga ana tjetër dhe Lallana kërkon një aventurë të re ku mund të luajë më shumë minuta e të jetë titullar. Është Leicester dhe Brendan Rodgers që e kërkojnë me ngulm lojtarin. Trajneri Rodgers e njeh mjaf mirë mesfushorin pasi kanë punuar sëbashku te Liverpool dhe në merkaton e verës do të tentojë ta bind të transferohet te Leicester.