
Mesfushori Argjend Malaj është një nga përforcimet e dritanishme të Skënderbeut. Ai i bashkohet grupit të madh të shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë pjesë e kampionëve të Shqipërisë. Ja si e komenton 21-vjeçari nga Vushtria kalimin te Skënderbeu, pas aventurës me Tiranën, në intervistën me tifozët korçarë. Ai i ka disa mesazhet të qarta:
-Malaj, keni lënë Tiranënë dhe keni kaluar te Skënderbeu. Me çfarë objektivash keni ardhur teek ekikpi kampion?
- Unë dëshiroj të kthehem në një lojtar të rëndësishëm për klubin, do të jap më të mirën time në fushën e lojës, me shpresën që ky Skënderbe të përsërisë sukseset e vitit të shkuar.
-Si ndiheni tani, disa ditë pasi keni firmosur. Si ju duket ambient?
- Normalisht, ndihem i lumtur. Skënderbeu po dominon futbollin shqiptar vitet e fundit, për mua është një një vlerësim i madh te jem pjesë e këtij klubi.
- Pse e latë Tiranën për një rival të saj?
- Dëshiroja të bëja një hap të madh në karrierë dhe Korça ishte zgjidhja më e mirë në Shqipëri. Klubi korçar punon me të rinjtë dhe do të shpresoja që në të ardhmen ky kalim të më shërbente si një trampolinë për një kampionat më të fortë.
- A mendoni se ky ekip e ka potencialin për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar, duke hyrë në grupet e Europa League?
- Mendoj se potenciali i klubit është edhe më i madh se një vit më pare, ndaj shpresoj që të përsëritim atë sukses, por me një ndryshim, këtë vit do të kërkojmë grupet e Champions League. Këto ditë të para kam vënë re se ky klub ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe arritjet e viteve të fundit nuk janë kurrësesi rastësi, por fryt i një pune të mirë nga drejtuesit.
- Cili është mesazhi juaj për tifozërinë korçare?
- Dua të them se “Ujqërit e Dëborës” kanë një meritë të madhe për këto suksese të klubit. Janë një ndër pikat më të forta të skuadrës dhe shpresoj të mos ndalen kurrë, duke na mbështetur. I përshëndes të gjithë tifozët bardhekuq.