
Dries Mertens do të largohet nga Napoli në fund të sezonit. Sipas mediave italiane lojtari ka arritur akordin me Interin dhe nuk do të firmosi kontratën e re me skuadrën e Gatussos.
Duke parë këtë situatë, Napoli është dorëzuar e ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij. Në listën e drejtuesve janë disa emra që po ndiqen me kujdes dhe njëri prej tyre pritet të firmos në merkaton e verës.
Immobile është dëshira e madhe, por vështirë se Lazio do të pranojë të heqi dorë nga sulmuesi kryesor. Të tjetër lojtarë që kërkohen janë Azmoun nga Zenit, Boga I Sasuolos dhe braziliani Everton.
Për momentin janë këto emra që flitet në media si pasues të Mertens, por nuk përjashtohet mundësia që listës t’I shtohen edhe emra të tjerë.