
Atletico Madrid ka vendosur të ndryshojë emrin e stadiumit. Wanda Metropolitano nuk do quhet më kështu, pas 5 vitesh. Klubi madrilen ka arritur marrëveshje me Civitas dhe kjo kompani do bëhet sponsori kryesor i klubit. Shtëpi e Atleticos do quhet në vazhdim “Civitas Metropolitano”.
Ky ndryshim emri do bëhet që nga sezoni që po vjen. Çdo gjë u bë e ditur gjatë një darke mes drejtuesve. Civitas do sponsorizojë Alteticon dhe ndryshime të tjera priten në vazhdim, ku klubi spanjoll kërkon të mbetet në nivelet e më të mirëve të Europës.
Poll