
Zvicra fiton 3-0 në tavolinë ndaj Ukrainës. Ky ka qënë vendimi i UEFA për takimin që nuk u luajt për Nations League (17 nëntor). Gjithçka kishte të bënte me faktin se ukrainasit kishin dy lojtarë pozitiv me Covid 19, e lojtarët nuk u lejuan të paraqiteshin në fushë.
Në bazë të kushteve dhe dokumenteve të grumbulluara, instanca më e lartë e futbollit europian e pa të arsyeshme të merrte këtë vendim. Ka pakënaqësi rreth këtij përfundimi, me Kombëtaren që pësoi humbjen që mendon ta çojë çështjen në gjykatë.
Kështu, Kombëtarja helve shpëton, pasi shkon në kuotën e 6 pikëve. Në krahun tjetër, Ukraina zbret në Ligën B, aty ku do luajë edhe Shqipëria.
Poll