
Merr fund huazimi për dy sezoni i Dani Ceballos. Mesfushori i Arsenal do të rikthehet në fund të sezonit te Real Madrid. Klubi spanjoll ka në pronësi kartonin e tij dhe 24-vjeçar ka vendosur që të mos qendrojë më te Arsenal, por do të kthehet në Madrid për të vendosur më pas të ardhmen e tij.
Ceballos nuk dëshiron të jetë më në huazim, por kërkon një skuadër që do t'i besojë një rol si protagonist. Eksperti i merkato, Fabrizio Romano bën me dije se mesfushori e ka marrë vendimin për t'u larguar nga Arsenal dhe në merkaton e verës do të vendosë të ardhmen e tij.
Poll