Pak ditë më parë u tha se Luçiano Moxhi ishte larguar nga klubi i Partizanit dhe se këshilltari i presidentit nuk kishte marrë asnjë vendim për gati 55 ditë brenda klubit. Pas kësaj zhurme mediatike, dje italiani ka hedhur poshtë të gjitha zerat për një largim të mundshëm.
Këshilltari i presindetit Gaz Demi ka qenë dje i pranishëm në Laç në takimin që të kuqtë luajtën ndaj kurbinasve, ndeshje të cilën "Demat e Kuq" e fituan me rezultatin e thellë 3-0.
Si duke, Moxhi ka marrë vendimin të rikthehet sërish në "folenë" e kuqe për të vazhduar normalisht punën i pashqetësuar nga askush dhe mbi të gjithë me "bekimin" e presidentit të klubit kryeqytetas.
Poll