Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Merkato/ Venger bllokon "yllin" e skuadrës: Nuk ikën, na duhet…

Shkruar nga NEWSPORT

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger ka deklaruar se dëshiron qëndrimin e Aleks Oklasd-Çamberlain në ekip.

Trajneri francez e ka cilësuar lojtarin si të rëndësishëm për taktikat e tij pavarsisht se forma fizike jo e mirë ngelet faktor kryesor për aktivizimin e mesfushorit.

“Dua që ai të qëndrojë në klub. E bleva në një moshë të re dhe mendoj se po zhvillohet hap pas hapi. Këtë sezon po luan mirë dhe kam bindjen se vetë lojtarit i pëlqen këtu”, tha Venger për mediat angleze.

Çamberlain ka shënuar 6 herë në të gjitha kompeticionet këtë sezon por ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar.

“Aftësive fizike kundrejt pozicionit që ka, janë kërkesat kryesore për të qenë titullar i pazëvendësueshëm. Roli i tij kërkon një fizik shumë të mirë pasi nuk mjafton vetëm shënimi i një goli, por mbajtja konstante e lojës për 90 minuta”, ka deklaruar trajneri Venger.

[caption id="attachment_63913" align="alignnone" width="1000"]c Aleks Oklasd-Çamberlain[/caption]

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga