Stevan Jovetiç transferohet te Sevilja. Sulmuesi i Interit ka kaluar në formë huazimi te skuadra spanjolle, pasi te zikaltërit nuk po gjente hapësirat e nevojshme për të luajtur.
Malazezi është prezantuar me fanellën e Seviljes. Siç raportojnë mediat italiane, Jovetiç gjatë kësaj periudhe do të jetë edhe në vëzhgim nga ana e klubit spanjoll, pasi në verë, Sevilja ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij që do t’i kushtojë 13 milionë euro.