Roma ka shprehur interes për të transferuar në merakton e dimrit, futbollistin e Uest Hem, Sofiane Feghouli.
"Calciomercato.com" raporton se verdhekuqtë duan me çdo kusht shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Valencian.
Por, në Premier Ligë ai është aktivizuar shumë pak, duke mos u përshtatur me ekipin e Uest Hem. Duket se pas vetëm 6 muajsh në Angli, Feghouli do të ndryshojë sërish ambient dhe Roma është e gatshme t'i ofrojë një vend titullari. Si fillim verdhekuqtë do të kërkojnë huazimin e tij deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje për 13 milionë euro në muajt e verës.
[caption id="attachment_71207" align="alignnone" width="1024"] Sofiane Feghouli[/caption]