
Klubi Shumësportësh Tirana vazhdon merkaton për vajzat e Tiranës me qëllim përforcimin e ekipit. Ardhje me peshë që pritet të kontribojnë në objektivat e skuadrës.
Së fundmi KS Tirana ka bërë një tjetër transferim. Njoftimin për këtë afrim e ka bërë vetë klubi në faqen zyrtare.
Bardheblutë kanë arritur të transferojnë volejbollisten kubaneze Yanileydis Sanchez. Kubanezja ka firmosur për një sezon me KS Tiranën teksa ka nisur përgatitjet me ekipin e drejtuar nga trajneri Gurabardhi.
Me atë ç’ka lajmëron klubi, ky nuk do të jetë përforcimi i fundit për vajzat e Tiranës dhe premtojnë një tjetër goditje në merkato.
Poll