Merkatoja e Luftëtarit nuk konsiderohet e mbyllur. Drejtuesit e klubit gjirokastrit po punojnë për të sjellë në skuadër edhe tre përforcime të reja.
Një sulmues që aktivizohet në kampionatin e Qipros dhe dy mesfushorë që luajnë në Greqi janë në bisedime me drejtuesit e Luftëtarit.
Ende nuk dihen të dhëna të tjera për tre lojtarët që pritet t’i bashkohen Luftëtarit, por rëndësi për gjirokastritët është fakti se të tre futbollistët në fjalë janë vëzhguar nga stafi teknik dhe i presin sa më shpejt në skuadër.