
Ekipi i Prishtinës në kampionatin kosovar ka vendosur të afrojë eksperiencë kuqezi, teksa ka arritur akordin me mbrojtësit Armend Dallku dhe Debatik Curri. Dy ish-lojtarët e Kombëtares kuqezi pritet ta ndihmojnë Prishtinën me përvojën e tyre në kampionatet e huaja, ndërkohë që bashkë me këtë dyshe do të prezantohet sot edhe sulmuesi Ahmed Januzi, shok skuadre me të dy te Vorsklla Polltava në Ukrainë. Debatik Curri sezonet e fundit është aktivizuar në kampionatin shqiptar me Tiranën dhe Flamurtarin, ndërsa Dallku dhe Januzi vijnë nga kampionati ukrainas.
Poll