Merkato e shkodranëve të drejtuar nga Armando Cungu duket se ka arritur në fund. Prej ditësh Vllaznia ishte vënë në kërkim të përforcimeve cilësore në vijën e parë të sulmit dhe ata tashmë janë gjetur.
Sulmesi serb Melunoviç, i cili ka qënë sezonin e shkuar pjesë e Sarajevës në Bosnjë, ka bërë një paraqitje mjaft pozitive në takimin e parë miqësor të Vllaznisë në Mal të Zi duke shënuar dy gola dhe duke rënë në sy për mirë te drejtuesit shkodranë.
Përvec Melunoviç, sulmuesi tjetër që pritet të bëhet pjesë e Vllaznisë është kosovari Bajram Nehibi, i cili më parë ka luajtur edhe në Bundeligën gjermane. Nehibi u bashkua dje me grupin në Mal të Zi dhe pasi të vëzhgohet nga trajneri Cungu në disa seanca stërvitore do kalohet në fazën e diskutimit të kontratës.