Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mema: Lojtarët nuk kanë më pasionin që kishim ne atëherë, tani ka dalë interneti...

Shkruar nga NEWSPORT
Mema: Lojtarët nuk kanë më pasionin që kishim ne

Ardian Mema, trajneri i Tiranës ka folur në një speciale të përgatitur tek "Rtsh- Sport", për karrierën e tij. "Kur të thërret gjaku", është kjo speciale e dedikuar trajnerit të Tiranës, i cili ka folur pa doreza për çdo gjë dhe për këdo.

Në pyetje e gazetares se çfarë ka ndryshuar nga Tirana e atëhershme dhe kjo e tanishme, Mema nuk ka ngurruar ti thotë gjërat hapur.

Ai ka thënë: "Të them të drejtën, ka shumë ndryshime, mes Tiranës së atëhershme me këtë tani. Koha që është luajtur atëhere ishte tjetër. Ne luanim për pasionin, nuk mendonim kur të linim sportin, se me se do merreshim. Jo vetëm unë, por të gjithë edhe shokët e mi të skuadrës.

Tani kohët kanë ndryshuar, është hapur bota. Lojtarët tani kanë shumë pasion, por ka ndryshuar jeta. Tani ka dalë interneti, lojtarët nuk janë të fokusuar aq shumë, nuk kanë përqëndrim maksimal tek futbolli. Futbolli është një sport që të do të fokusuar totalisht. E përsëris ka ndryshuar jeta, jo lojtarët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga