
"Luaj me Barcelonën edhe pa para!" Mbase iu ka ndodhur shpesh që ta dëgjoni këtë fjali, sa herë keni komunikuar me futbollistë të rinj të prespektivës.
Por, një gjë të tillë pritet ta bëj edhe një profesionist dhe një kampion Bote si Antoine Griezmann. Francezi ka pohuar divorcin me Atletico Madrid dhe sezonin e ardhshëm pritet ta nis me një tjetër fanellë. Barcelona duket se është më e interesuar për shërbimet e 27 vjeçarit, i cili për tu transferuar në "Camp Nou" ka pranuar edhe përgjysmimin e pagës.
Aktualisht, Griezmann përfiton 23 milionë euro në sezon, por për tu bashkuar me Barcelonën duhet të heq dorë nga një pjesë e mirë e saj. Sipas mediave spanjolle, francezi do të prezantohet si futbollist i Barcelonës më 1 korrik, nga ku do të përfitojë vetëm 17 milionë euro në sezon.
Gjithashtu, në parakontratën e firmosur me Barcelonën, ka një opsion që thotë se Griezmann do të marrë një bonus në rast se fiton Ligën e Kampionëve.