Vedat Muriqi po bën një sezon fantastik me Mallorcan në La Liga, duke rivalizuar “dhëmb për dhëmb” Robert Lewandowskin në garën për golashënuesin. Sipas mediave në Spanjë, paraqitjet e “Piratit” nuk kanë mbetur pa u vënë re nga kampionët aktual të La Liga. Real Madrid prej kohësh është në kërkim të një zëvendësuesi për Karim Benzema, dhe Muriqi shihet nga Ancelotti si lojtari përfekt për sulmin e “Los Blancos”.
Sipas gazetave "Il Tempo" dhe "Fichajes", Florentino Perez është një tifoz i madh i Muriqit, i cili ka shënuar 8 gola në 12 paraqitje në La Liga deri më tani këtë sezon duke konfirmuar kështu edhe interesimin e 'Los Blancos" për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.
Situata, megjithatë, nuk është e thjeshtë, sepse skuadra iberike kërkon të arkëtojë të paktën 20 milionë euro nga shitja e saj, ndërsa Florentino Perez nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 10. Lazio nga ana e saj po e shikon me vëmendje negociatat. duke qenë se biancocelesti ka të drejtën e 45% të rishitjes së ardhshme të 'Piratit'. Kujtojmë se për Muriqin kanë shfaqur interes edhe Wolves dhe Aston Villa, por akoma nuk ka oferta zyrtare në drejtim të tij.