Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Më thanë se nuk fitohet trofe me fëmijë”, Klopp i entuziasmuar: Ky është më i veçanti, jam krenar

Shkruar nga NEWSPORT
“Më thanë se nuk fitohet trofe me fëmijë”, Klopp

Liverpool ia doli të fitojë trofeun e parë sezonal. “The Reds’ triumduan ndaj Chelsea në finalen e EFL Carabao Cup, teksa mposhti 1-0 “Blutë”. Vendimtar në këtë sfidë ishte goli i shënuar nga Van Dijk në minutën e 118’ duke bërë që në stadiumin “Wembley” të shpërthejë festë e kuqe.

Një triumf shumë i rëndësishëm për ekipin e Jurgen Klopp, duke marrë parasysh se kishin një “mal” me mungesa dhe timonieri gjerman u detyrua të hidhte në fushë lojtarë me moshë të re.

“Më thanë se trofetë nuk fitohen me fëmijë. Në më shumë se 20 vjet karrierën time si trajner, ky është trofeu më i veçantë që kam fituar. Ndonjëherë më pyesin nëse jam krenar për këtë apo atë, do të doja të ndihesha më shpesh krenar, por sot isha krenar për absolutisht gjithçka.

Duke parë fytyrat e fëmijëve si Danns pas një ndeshje, ju mund të krijoni histori në futboll që askush nuk do t’i harrojë kurrë. Kjo ishte një histori e tillë sonte, e lojtarëve të akademisë që do të përballeshin me një ekip të madh dhe do të fitonin.

Kjo ishte kaq e veçantë. I patë rrethanat, ne kishim probleme para ndeshjes. Gjatë lojës ato u bënë edhe më të mëdha. Sonte është një natë që nuk do ta harroj kurrë dhe, nëse askush tjetër nuk e sheh kështu, nuk ka problem. Për mua është me të vërtetë një kujtim i bukur përgjithmonë”, ka theksuar Klopp.

Kujtojmë se “The Reds” kryesojnë në Premier League me 60 pikë, 1 më shumë se Manchester City dhe 2 më shumë ase Arsenal. Përveç kampionatit, skuadra e Klopp është në garë edhe për FA Cup dhe Europa League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga