
Chelsea dhe Arsenal ''përplasin brirët'' nesër mrbëma, në kuadër të finales së FA Cup. Takimi luhet në Wembely dhe fillon në orën 18.30. Trajneri i bluve, Frnak Lampard ka zhvilluar konferencën për shtyp përpara këtij 90 minutëshi, teksa shprehet se do ishte fantastike, nëse do fitonte një trofe në sezonin e tij të parë te Chelsea. Lampard ia doli të kualifikonte ekipin në Champiosn League, ccka është një prioritet për shumë klube të mëdha.
''Kur mbërrin në finale, dëshiron të fitosh kupën. Do të ishte fantastike të ngrija një trofe që në sezonin tim të parë si trajner i Chelsea. Finalet janë gjithmonë të vështira për t'u fituar, mbase edhe më shumë për mua në këto rrethana.
Shumë trajnerë të mëdhenj kanë pritur gjatë për të fituar trofeun e parë. Unë nuk dua ta fitoj FA Cup për veten time. Dëshiroj që të triumfojmë për lojtarët, klubin dhe atë që kemi bërë këtë sezon.Ekipi? Kante dhe Ëillian janë bashkuar me skuadrën, por të shohim nëse do të jenë në formë. Akoma s'e kam vendosur nëse do ta nisin si titullarë apo jo'' - thotë mes të tjerash ai.