
Ahmet Ylber Korça, mbrojtësi qëndror me origjinë nga Ohri ka firmosur për 5 vite me Gorica në elitën e Kroacisë. 21 vjeçari ka lindur në Texas të SHBA, teksa ka dalë nga moshat e Soler, për t’u transferuar më pas te Dinamo Zagreb, aty ku luajti për një sezon me ekipin e dytë.
Tanimë djaloshi shqiptar ka lënë Dubrava, duke u bërë pjesë e Gorica, ish-skuadrën e Albi Dokës. Me vlerë 350 mijë euro në treg dhe i gjatë 1.91 metra, duket se Gorica ka bërë një investim për të ardhmen.
Djaloshi nuk ka qenë pjesë e asnjë skuadre kombëtare, teksa mund të jetë kontigjent për ekipin kuqezi.
Poll