Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Më i miri në Kupën e Shqipërisë, Briken CALJA premton: Do të çoj në majë flamurin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT

Briken Calja ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë në peshën 81 kilogramë. Peshëngritësi i njohur falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur si dhe premton se do të vijojë të stërvitet rregullisht për të ngritur në piedestal flamurin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Calja shkruan: “Krenari e papërshkrueshme është rezultati historik i arritur në Kampionatin Kombëtar përsa i përket rekordeve të thyera në peshën 81 kg. Gjithashtu shumë i lumtur të jem sportisti më i mirë i Kupës së Shqipërisë në aktivitetin e zhvilluar disa ditë më parë.

Puna e palodhur dhe mundi vazhdojnë të korrin sukses të merituar. Faleminderit të gjithëve për mbështjetjen që treguat. Ju siguroj që do vazhdoj përpjekjen për të valëvitur flamurin tonë krenar në të pedanat e botës. Shkoj besimplotë drejt sfidave të mëdha”.

Postimi i Briken Caljës

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga