Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SPORTMIX

"Më duhet të mësoj edhe nga dështimet", Carlos Alcaraz: Duhet të jem gjatë gjithë kohës..

Shkruar nga NEWSPORT
"Më duhet të mësoj edhe nga dështimet", Carlos

Carlos Alcaraz u shfaq para mediave këtë të enjtë përpara se të bënte debutimin e tij në Shanghai Masters 1000 këtë të shtunë kundër franczeit Gregoire Barrere. Tenisti spanjoll tregoi entuziazmin e tij për të konkurruar për herë të parë në Masters 1000 kineze dhe ishte gjithashtu ambicioz kur fliste për qëllimet e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

EKSPERIENCA NE SHANGAI – “Janë gjëra të ndryshme dhe të reja. Më pëlqen të vij në vende të ndryshme dhe turne të ndryshëm dhe të shoh se si janë. Është një turne që kam dashur të luaj që kohë më përpara. Për mua është fantastike të mësosh përvoja të reja si kjo.”

PRIORITETET DERI NË FUND TË SEZONIT – “Pas turneve që kanë përfunduar tashmë, po mendoj për numrin një, për të arritur numrin një. Për mu është objektivi kryesor nga tani deri në fund të sezonit. Por më duhet të mësoj edhe nga dështimet që mund të kem.”

FITORJA E SINNER NDAJ MEDVEDEVIT – “E pashë ndeshjen pak, jot ë gjithën, por nuk më befasoi. Unë i njoh aftësitë dhe nivelin e Sinner. Ai është një nga më të mirët në botë për momentin dhe mund të mposhtë këdo. Nuk u befasova që ai fitoi finalen. E di që ai humbi gjashtë herët e fundit nga Medvedev, por ndonjëherë mund të jesh një tenist i mirë sepse studion lojën e kundërshtarit dhe çfarë ka gabuar ai në ndeshjet e mëparshmë për t’u përmirësuar dhe për ta mundur këtë herë.”

MËSIMI MË I MADH QË KA NXJERRË NGA TENISI – “Nuk e di, ndoshta nuk mund t’i bëj të gjithë të lumtur. Duhet të jem i fokusuar tek vetja gjatë gjithë kohës, të mos përpiqem t’i bëj të gjithë të lumtur, është e pamundur. Unë do të thoja të përqëndrohem te vetja dhe të jem vetvetja gjatë gjithë kohës.”

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga