
Kristjan Asllani ishte i ftuar në emisionin “Lisa Offside” ku ka folur për karrierën e tij në Milano. Kujtojmë që futbollisti i Kombëtares iu bashkua Interit në merkaton e verës pas sezonit fantasitk që bër me Empoli.
Asllani ka thënë se në fillim ka qenë e vështirë përshtatja, por Danilo, Laurato dhe Lukaku e kanë ndihmuar të përshtatet. Për mesfushorin shqiptarë ata janë djem të mrekullueshëm.
Ndër të tjera 21-vjeçari ka thënë se kur shikon në fushë lojtar si Brozoviç dhe Chalhanoglu, ndihet i përmirsuar pasi ata janë fenomenalë.
Së bashku me Kristjanin në emision i ftuar ka qenë edhe Bellanova. Të pyetur se cfarë duan ti “marrin” njëri-tjetrit Shqiptari ka thënë shpejtësinë sipas atij ai është lojtari më i shpejt në skuadër. Nga ana tjetër Italiani ka thënë se dëshiron të ketë vizionin e lojës dhe teknikën që Asllani ka.
INTERVISTA E PLOTË:
Është ndonjë që ju ka ndihmuar në veçanti?
-Po më kanë ndihmuar shumë lojtarë por në veçanti ka qenë Danilo, Laurato dhe Lukaku. Janë djem të merkullueshëm dhe kanë qene thelbësor për mua.
Kush ka më shumë nevojë në fushën e lojës për ty?
-Brozovic, Chalhanoglu dhe shumë futbollistë të tjerë.
A ka vend për të përmirësuar?
-Ka gjithmonë vend për të përmirësuar mbi të gjitha duhet përmiërsoj pjesën në fazën e mbrojtjes, por unë ndihem i përmirërsuar në fushë nga shumë situata. Duke parë djemtë që kam në fushë si Brozovic dhe Chalhanoglu, merr shembull nga ata dhe ndihesh i përmirësuar, pasi janë fenomen në rolin e tyre.
Çfarë doje t’i merrje Bellanovës?
-Shpejtësin, është më i shpejti i skuadrës.
Çfarë doje t’i merrje Asllanit?
Bellanova: Vizionin e lojës edhe teknikën.