Luiza Gega është kthyer në qendër të vëmendjes së fundmi teksa ka kërkuar t’i jipet ajo që i është premtuar nga qeveria shqiptare. Rekordmenja e atletikës ka theksuar se Ministria e Arsimit nuk i njeh rekordet e saj dhe reciprokërisht nuk i ushtron shpërblimin e merituar.
Atletja është shprehur se shpenzimet e saj shkojnë deri në 70 mijë euro në vit për të qenë në këtë nivel ku është, ndonëse nuk janë shifra të larta në krahasim me rivalët e saj.
“Mua më shkon minumimi rreth 70 mijë euro në vit për të qenë në nivelin që jam dhe për të qenë e konkurueshme më të gjithë sportistet. Është e kushtueshme fizioterapia, janë të kushtetueshme suplememente. Mua më duhet të lëviz bashkë me trajnerin.
Unë nuk marrë fizioterapist me vete dhe këtë nuk e kam kërkuar. Po kur bëhet fjalë për disa medalje, aty mos të kemi pengesa. Unë në çdo dalje televizive e kam shprehur se sa mirënjohëse jam që ka ardhur kjo ditë, që ne të shpërblehemi. Është diçka e padrejtë”, tha ajo për Euroneës.
Më pas Gega tregoi se Ministria e Arsimit nuk i njeh 13 rekordet kombëtare. Më tej ajo u shpreh se ish-ministrja Evis Kushi nuk ka zgjidhur çështjen e VKM-së për të cilën vetë kryeministri Rama e udhëzoi.
“Kam 13 rekorde kombëtare dhe Ministria e Arsimit nuk i njeh. Janë disa rregulla që nuk i vendos as unë, por janë rregulla që ne do i përmbahemi Federatës të Futbollit të Atletikës. Rekordi i Kampionatit Ballkanik ka qenë në vitin 2022. Në fakt e kam pasur derën e hapur, ku mu premtua dhe shpërblimi për Rekordin e Kampionatit Ballkanik.
Në pritjen që m’u bë qoftë nga Ministrja dhe nga Rama, mu tha që Rekordi i Kampionatit Evropian do të shpërblehet me 6 milion lekë të vjetra. Ndërkohë më pas u tha që këtë nuk e përmban VKM dhe në fakt këtë nuk e përmban VKM. Por Rama në praninë time i tha Kushit që këtë duhet ta zgjidhte. Ministrja Kushi nisi procedurat por nuk u ndryshua VKM. Unë nuk e kam kërkuar këtë pjesë, por kam kërkuar vetëm atë që përmban ligji. Rama i tha Kushit se VKM ka gabime”, tha ajo.