
Piloti italian Andrea Dovizioso ka fituar garën përmbyllëse të këtij sezoni në Moto GP. Gara në Valencia ishte problematike për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Gara u shoqërua me ndërprerje dhe daljen e shumë pilotëve nga pista spanjolle.
Në podium u ngjitën dhe Alex Rins (vendi i dytë) dhe Paul Espargaro (vendi i tretë). 7-herë kampioni i botës Valentino Rossi e mbylli garën në vendin e 13-ë duke siguruar vendin e tretë në renditjen e përgjithshmë të pilotëve. Ndërsa kampioni i botës Marc Marquez braktisi garën që në fillim pasi humbi kontrollin e motorit të tij.
Ky sezon pa si fitues spanjollin e Hondës Marquez, i cili shpallet kampion bote për herë të pestë në karrierë.
Poll