Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e raundit të 3-të të fazës së grupeve në Lojërat Olimipike të Tokyo 2020. Gjermani barazoi 1-1 ndaj Bregut të Fildisht dhe me këtë barazim, gjermanë ngelen jashtë duke mos u kualifikuar në turin tjetër pasi u renditët në vendin e 3-të të Grupi D.
Jashtë ka ngelur edhe Argjentina që barazoi 1-1 ndaj Spanjës. Kombëtarja argjentinase u rendit në vendine 3-të me 4 pikë, po aq sa Egjipti, por kishte golavarazhin më të keq. Jashtë ngelei edhe Franca që u mund sot nga Japonia me rezultatin e thellë 0-4.
Japonia, Koreja e Jugut, Spanja dhe Brazili e mbyll fazën e grupeve në vendet e para, ndërsa Meksika, Zelanda e re Egjipti dhe Bregu Fildisht u renditën në vendet e dyta.

