
Tashmë Superiorja ka ulur siparin për këtë vit të 2016-tës. Janë mbyllur 18 javë të mbushura me emocion, rivalitet, kontestime nga 10 skuadrat e Supeiores. Por ndryshe nga vitet e tjera në këto javë janë ndërruar 17 trajnerë. Partizani e nisi me Sormanin, por tashmë ka Starovën. Tiranën e startoi sezonin me Ilir Dajën, por tani "timonin" e ka marrë Mirel Josa. Gugash Magani e filloi te Flamurtari me ide të qarta, por vendin e tij e zuri Mezani pasi ai u largua drejt Teutës. Kukësi, Skënderbeu, Luftëtari dhe Vllaznia janë 4 skuadrat që nuk e kanë ndërruar trajnerin e tyre.
Skuadrat me trajnerët e tyre në këtë sezon futbollistik:
Partizani - Sormani, Starova
Tirana - Daja, Josa
Kukësi - Gjoka
Skënderbeu - Agostineli
Luftëtari - Milinkoviç
Vllaznia - Cungu
Flamurtari - Magani, Mezani
Teuta - Bexhi, Çevoli, Magani
Laçi - Troisi, Ndreu
Korabi - Mërgjyshi, Haxhiu