
Barcelona do të luajë sonte kundër Espanyolit, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të të La Liga-s. Skuadra e drejtuar nga Xavi ka mundësinë e artë për të siguruar matematikisht titullin kampion. Takimi do të luhet në transfertë, megjithatë pritet që numri i tifozëve të Barçës të jetë i lartë.
Katalanasit duhet të triumfojnë në mënyrë që të arrijnë te trofeu i 27-të kampion në Spanjë. Aktualisht gjenden në vendin e parë të tabelës së klasifikimit me 82 pikë. Një fitore ndaj Espanyolit, do të siguronte matematikisht titullin kampion në elitën e futbollit spanjoll.
Poll