
Mbledhje urgjente te Valencia pas humbjes së djeshme nga Barcelona me rezltatin 2-3. Drejtuesit e klubit po mendojnë shkarkimin e trajnerit Javi Garcia pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit. Humbja nga Barca mund të rezultojë "fatale" për teknikun spanjoll pasi mund të shkarkohet nga nga Valencia kur duhen edhe 4 ndeshje nga fundi.
Presidenti Anil Murthy i druhet një rënie nga La Liga edhe pse Valencia është 6 pikë larg nga zona e ftohtë e për këtë arsye dëshiron të largojë trajnerin. Kjo nuk është hera e parë që Garcia rrezikon shkarkimin, por këtë duket se vendimi do të jetë përfundimtar edhe pse pritet që në orët në vijim të ketë një vendim zytare.
Poll