
Kylian Mbappe është gati të përballet me Anglinë në çerekfinalen e Kupës së Botës të shtunën, pasi u fotografua në stërvitjen e ekipit.
Kishte shqetësime se ylli i PSG kishte pësuar një dëmtim dhe mund të vinte në dyshim prezencën e tij për ndeshjen kundër skuadrës së Gareth Southgate, pasi Mbappe humbi seancën e së martës me “Gjelat”.
Por fotot e stërvitjes ditën e sotme, tregojnë golashënuesin kryesor të turneut Mbappe duke marrë pjesë plotësisht me shokët e tij të skuadrës duke shuar shpresat e “Tre Luanëve” për një mungesë të tij.
Poll