Kylian Mbappe nuk ndalet. Sulmuesi francez nuk njeh limite, edhe pse në moshë të re vazhdon të thyejë rekorde në Kupën e Botës. Dy gola ndaj Polonisë, dy të tjera ndaj Danimarkës dhe një nga Australisë, ylli i PSG-së tashmë ka arritur shifrën e 9 golave në dy botërorët e fundit, 4 në Rusi 2018 dhe 5 në Katar 2022.
Vetëm 24-vjeç, por Mbappe ka kaluar rekordin e Pele, me këtë të fundit që ishte ndalur në shifrën e 7 golave në Kupën e Botë, ndërsa barazoi Lionel Messin me numrin e golave, por gjithashtu lë pas CR7- me 8 gola.
Sumuesi francez ka mundësinë të shtojë edhe më shumë numrin e golave gjithmonë nëse Franca arrin deri në finalen e Kupës së Botës. Me pak fjalë, Mbappe është tashmë në historinë e futbollit pbotëror dhe ka të gjitha karakteristikat për t’u bërë një legjendë.
Kylian Mbappé surpassed Pelé as player with the most World Cup goals (9) before turning 24. ⭐️ pic.twitter.com/qirxvNnDp9
— 433 (@433) December 4, 2022