Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mbappe kryeson, ja 10 lojtarët më të shtrenjtë që janë pa kontratë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbappe kryeson, ja 10 lojtarët më të shtrenjtë që

Merkato e verës parashikohet e nxehtë! Ekipet kanë filluar që tani të përforcojnë skuadrat e tyre dhe ende pa u hapur merkato, kemi pasur një transferim të bujshëm: Erling Haaland te Manchester City!

Përveç ekipeve që do të bëjnë negociatat e tyre për të transferuar futbollistë, ka dhe lojtarë që janë pa kontrata këtë verë dhe po presin oferta nga klube. Por kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë që do të kushtojnë 0 euro?

I pari, padiskutim është Kylian Mbappe. Talenti francez vlerësohet plot 160 milionë euro dhe është mes një rinovimi te PSG, si dhe një transferimi te Real Madrid. Në vendin e dytë, ndjek Paul Pogba, që vlerësohet 55 milionë euro. Duket se mesfushori francez ka zgjedhur Juventusin, por deri më tani asgjë zyrtare.

Vendin e katër e mban mesfushori i Milanit, Franck Kessie, që me shumë gjasa do të mbajë të veshur fanellën e Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Lista kompletohet nga Dybala, Christensen, Rudiger, Dembele, Belotti, Kamara dhe Tarkowski.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga