Janë zhvilluar ditën e sotme provat zyrtare të Çmimit të Madh të Formula 1 në Francë. Xhiron më të shpejtë në këtë garë e rregjistroi Max Verstappen 1:31.001 duke fituar kështu "Pole Position".
Piloti i Red Bull la pas kampionin e botës në fuqi, Hamilton që rregjistroi kohën 1:31.237, ndërsa në vendin e 3-të arriti Valtteri Bottas. Carlos Sainz i Ferrarit do të niset nga vendi i 5-të, ndërsa piloti tjetër, Leclerc do të nisët në vendin e 7-të.

Poll