
Edhe pse data e dasmës së mbrojtësit të Interit Yuto Nagatomo është përcaktuar të jetë në datën 29 janar, Nagatomo po bën pëgatitjet e fundit për zhvillimin e ceremonisë së martesës.
Ai ka zbuluar dhe një detaj mjaft të veçantë, pasi ai së bashku me bashkëshorten kanë një ëndërr, të cilën presin ta realizojnë menjëherë pas martesës. Dëshira e tyre e madhe është të kenë një familje të madhe, duke bërë shumë fëmijë.
Vetë Mbrojtësi i Interit ka thënë: “Dëshiroj të bëj 11 fëmijë, djem, aq sa një skuadër futbolli”, këtë dëshirë të mbrojtësit e ka mbështetur dhe bashkëshortja, e cila është në një mendje me të.
Pritet të përfundjojë celebrimi i martesës, për të parë nëse ëndrra për një familje të madhe e Nagatomos do të bëhet realitet.