Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Portieri i Marseille përzë Berishën nga Lazio

Shkruar nga NEWSPORT

Kur Marcelo Bielsa mori Lazion, ai dëshiroi që të kishte me vete portierin e Olympique Marseille, Steve Mandanda.  Sipas raporteve të mediave, ai do të fluturojë këtë fundjavë drejt Romës dhe do të prezantohet të hënën. "Sky Sport Italia" dhe "Mediaset Premium" kanë shfaqur kërkesat e trajnerit, ku e para ka qenë afrimi i një portieri të ri. Specifikisht ai dëshiron 31-vjeçarin francez, Mandanda, i cili ka punuar së bashku me të te Marseille në sezonin 2014-2015.

[caption id="attachment_11233" align="alignleft" width="300"]Steve Mandanda Steve Mandanda[/caption]

Sipas këtij skenari, Federico Marchetti dhe Etrit Berisha do të jenë një zgjedhje e dytë. Portieri i Kombëtares kuqezi është përfolur shumë gjatë ditëve të fundit, ndërsa skenarët e largimit të tij dhe se ku do të shkojë ai kanë qenë relativisht të larta. Kërkesa ka pasur ndaj portierit, por që Lazio ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me "gardianin" që afroi tre vite më parë nga radhët e Kalmar. Kontrata e Mandanda me Marseille përfundon këtë javë, kështu që ai do të jetë i lirë. Tashmë ai ndodhet i grumbulluar me Francën në Euro 2016.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga