Marek Hamsik, padyshim që për skuadrën e Napolit është një legjendë, pasi aty ka kaluar më shumë se një dekadë.
Së fundmi është përfolur për një largim të tij nga skuadra italiane, po është vetë mesfushori, i cili në një prononcim për mediat ka thënë se deri më tani ende nuk ka diçka zyrtare dhe se për momentin nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me një largim të mundshëm të tij.
“Më vjen shumë mirë që jam këtu në Napoli. Deri më tani ende nuk mund t’i jap askujt lamtumirën, sepse nuk kemi asgjë zyrtare. Ne jemi së bashku për 11 vite e gjysmë”, ka thënë sllovaku.