
Mbrëmjen e djeshme në Angli është luajtur një ndeshje shumë interesante në "Stamfoerd Bridge", ku Chelsea ka pritur në shtëpi Manchester United, takim i vlefshëm për FA Fup. United ka fituar me rezultatin 0-2, me golat e shënuar nga Herrera dhe Pogba, në pjesën e parë.
Nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, United ka arritur t'i fitojë të 3-ja ndeshjet e fundit në Londër, pasi ka mundur Tottenhamin, Arsenalin dhe në fund Chelsea-n.
Në 12 takime, Solskjaer ka barazuar vetëm një herë dhe ka humbur vetëm një herë, përballë PSG-së në "Old Trafford" me rezultatin 0-2 në Champions League.
Poll