Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Manchester City dhe PSG kanë shpëtuar futbollin nga Reali”, Al-Khelaifi: Ne do ndalim dominimin e spanjollëve

Shkruar nga NEWSPORT
“Manchester City dhe PSG kanë shpëtuar futbollin nga

Marrëdhëniet e PSG me Real Madrid janë të ndërprera totalisht. E vetmja gjë që i lidh klubet janë dekalratat kundër njëra-tjetrës. Presidenti i francëzëve, Al Khelaifi, në një intervistë të fundit ka hedhur edhe njëherë sulme drejt madrilënëve.

Klubet e La Liga janë më hipokritët në Europë. Ata qurraviten për PSG dhe klubet e Manchesterit rreth shpenzimeve të parave por Real Madrid shkon e shpenzon 72 milionë euro për një 16 vjecar që nuk do të luajë deri sa të bëjë 18 vjec. Këto janë para të çmendura që hidhen për një djalosh aq të ri që nuk ka luajtur në Europë.

Nëse ka dicka që unë kam bërë është ndalimi i bullizimit të klubeve të tjera nga Real Madrid që suksesin e blen me para duke paguar shuma të mëdha për lojtarët më të mirë të klubeve të tjera në Europë. Unë iu garantoj se ata nuk do ta blejnë asnjëherë Kylian Mbappen, edhe nëse Perez më ofron 500 milionë euro në tryezë unë do e refuzoj.

Nëse nuk do të ishte për klube si PSG dhe Manchester City ne do të shihnim klube si Real Madrid që bullizon ekipet e tjera duke i blerë top talentet e tyre. Ne do t’i japim fund bullizimit të tyre sëshpejti.”-tha presidenti.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga