
Merkato nuk ka rëndësi për momentin, pasi fokusi është te mbyllja sa më e mirë e kampionatit. Paul Pogba ka folur për revistën e ''djajve të kuq'', ku ka prekur shumë tema. Manchester United dëshiron kualifikimin në Champions League dhe për t'ia arritur duhet fitorja sonte ndaj Southampton. Mesfushori shprehet se ekipi ku bën pjesë ai është në gjëndje të fitojë dy trofe këtë sezon.
''Manchester United është sinonimi i suksesit. Ne jemi në gjendje të marrim një ose dy trofe këtë sezon. Nuk duam të humbasim këtë mundësi. Sekreti është të luajmë si ekip. Dikur na mungonte ekuilibri, por tani jo'' - pohon Paul Pogba.
Poll